Formë regjistrimi



Botime të QSA



Thirrje për konferencë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 03 Nentor 2016 11:03

Departamenti i Etnologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, organizon konferencën e IV vjetore me temë "Antropologjia, kultura dhe trupi".

Tema e përzgjedhur sivjet për konferencën vjetore të Departamentit të Etnologjisë në IAKSA synon të nxisë dhe provokojë debatet në dy drejtime:

  1. Në radhë të parë ajo fton studiuesit që kërkimet e tyre të deritashme të lidhura me individin dhe mënyrën sesi ai komunikon me / bëhet pjesë e grupeve shoqërore, si dhe mënyrën sesi ai koncepton, ndërton dhe krijon ambjentet e jetesës për veten dhe të tjerët, t'i rikonceptojnë nga një pikëpamje tjetër: nga pikëpamja e trupit dhe praktikave trupore.
  2. Së dyti, ajo fton që me anë të kësaj prespektive, të nisin kërkime mbi çështje e tema të reja, të pa eksploruara ose të eksploruara shume pak nga antropologjia apo etnologjia shqiptare, e që lidhen me praktikat trupore, siç janë konstruktet trupore gjinore, seksualiteti, maskuliniteti, identitetet gjinore, higjena biologjike dhe ajo rituale, ndryshimet fizike trupore për shkaqe rituale etj.
Modifikimi i fundit E enjte, 03 Nentor 2016 11:55
Lexo me shume...
 
Njoftim pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 11 Tetor 2016 12:57
Të nderuar pjesëmarrës të Konferencës "Studime letrare në proces: teza, projekte, ide dhe rezultate", II, ju njoftojmë se duhet të dërgoni brenda muajit tetor kumtesat e mbajtura në këtë konferencë. Adresa e e-mail-it është: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare. .
Për çdo paqartësi na kontaktoni po në këtë adresë.
Modifikimi i fundit E martë, 11 Tetor 2016 13:00
 
FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E premte, 08 Prill 2016 15:39

Shkolla doktorale e Studimeve Letrare, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në letërsi.

Konferenca shkencore me temë: “STUDIMET LETRARE NË PROCES: TEZA, PROJEKTE, IDE DHE REZULTATE”, II, do të zhvillohet në dy panele: në njërin, studiuesit dhe studentët e shkollave doktorale mund të paraqesin arritje të studimeve të tyre në proces, në tjetrin, studimet do t’u kushtohen autorëve shqiptarë që këtë vit kanë përvjetorë (Dara, Frashëri, Mjeda, Çajupi, Fishta, Bulka, Migjeni, Pali, Pipa, Trebeshina, Agolli, Kadare, Koreshi, Starova, Çela..etj. Konferenca do të zhvillohet në muajin qershor (nga data 20-24).

Modifikimi i fundit E premte, 08 Prill 2016 15:45
Lexo me shume...
 
Njoftim pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 11 Tetor 2016 12:52
Të nderuar pjesëmarrës të Konferencës "Kërkime gjuhësore", V, ju njoftojmë se duhet të dërgoni brenda muajit tetor kumtesat e mbajtura në këtë konferencë. Adresa e e-mail-it është: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare. .
Për çdo paqartësi na kontaktoni po në këtë adresë.
Modifikimi i fundit E martë, 11 Tetor 2016 13:00
 
FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË “KËRKIME GJUHËSORE” V pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E premte, 08 Prill 2016 09:51

Është viti i pestë që Shkolla doktorale e gjuhësisë, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në gjuhësi, që zhvillohet në muajin korrik (në një nga datat, prej 11-15). Edhe këtë vit është planifikuar të mbahet Konferenca ndërkombëtare me të njëjtin format: Kërkime gjuhësore.

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e gjuhës shqipe, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos atyre të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione.

Modifikimi i fundit E premte, 08 Prill 2016 09:55
Lexo me shume...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 10