Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Njoftim për konferencë pdf Shtyp Email
Histori
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015 13:37

Instituti i Historisë dhe Shkolla Doktorale në Histori, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë, organizojnë më 15 dhjetor 2015, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, Konferencën Shkencore “Kërkime të reja për historinë e shqiptarëve”. Kjo konferencë është në vazhdën e traditës të krijuar tashmë nga Instituti i Historisë, sipas së cilës studentë të Shkollës Doktorale sjellin për publikun arritjet më të spikatura të studimeve dhe kërkimeve të tyre.

Këtë vit tematika e Konferencës është konceptuar gjithëpërfshirëse dhe do të fokusohet në këto fusha kërkimore: zhvillimet politike, ekonomike e sociale; kultura dhe besimet; çështje të ndërtimit të shtetit; marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aspekte të nacionalizmit shqiptar.

Gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë studentët që iu përgjigjën thirrjes për prezantime, sidomos ata që komisioni organizues i Konferencës i përzgjodhi si kumtues. Për programin e plotë klikoni këtu.

Modifikimi i fundit E mërkurë, 09 Dhjetor 2015 14:05
 

Kush është online?

Kemi 12 vizitorë online