Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË “KËRKIME GJUHËSORE” V pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E premte, 08 Prill 2016 09:51

Është viti i pestë që Shkolla doktorale e gjuhësisë, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në gjuhësi, që zhvillohet në muajin korrik (në një nga datat, prej 11-15). Edhe këtë vit është planifikuar të mbahet Konferenca ndërkombëtare me të njëjtin format: Kërkime gjuhësore.

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e gjuhës shqipe, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos atyre të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione.

Aplikimi për pjesëmarrje bëhet brenda muajit prill. Mandej komisioni organizator i Konferencës do të bëjë shqyrtimet e nevojshme dhe grupimet tematike të kumtimeve.Konferenca do të jetë njëditore dhe çdo aplikues duhet të paguajë 5.000 lekë (të rinj) për pjesëmarrjen, shumë që do të përdoret për organizmin e veprimtarisë dhe botimin e kumtesave në një vëllim të veçantë.

Lutemi që përgjegjësit e Departamenteve të Universiteteve pranë të cilëve mbërrin ftesa, brenda mundësive të bëjnë lajmërimet e nevojshme.

Aplikuesit duhet të dërgojnë edhe një abstrakt të kumtesës dhe një jetëshkrim (Curriculum vitae) të shkurtër. CV ka vlerë për aplikuesit që ndjekin studimet doktorale.

Modifikimi i fundit E premte, 08 Prill 2016 09:55
 

Kush është online?

Kemi 15 vizitorë online