Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E premte, 08 Prill 2016 15:39

Shkolla doktorale e Studimeve Letrare, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në letërsi.

Konferenca shkencore me temë: “STUDIMET LETRARE NË PROCES: TEZA, PROJEKTE, IDE DHE REZULTATE”, II, do të zhvillohet në dy panele: në njërin, studiuesit dhe studentët e shkollave doktorale mund të paraqesin arritje të studimeve të tyre në proces, në tjetrin, studimet do t’u kushtohen autorëve shqiptarë që këtë vit kanë përvjetorë (Dara, Frashëri, Mjeda, Çajupi, Fishta, Bulka, Migjeni, Pali, Pipa, Trebeshina, Agolli, Kadare, Koreshi, Starova, Çela..etj. Konferenca do të zhvillohet në muajin qershor (nga data 20-24).

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e studimeve letrare, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos atyre të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione. Aplikimi për pjesëmarrje bëhet në muajin maj. Mandej komisioni organizator i Konferencës do të bëjë shqyrtimet e nevojshme dhe grupimet tematike të kumtimeve.

Konferenca do të jetë njëditore dhe çdo aplikues duhet të paguajë 5.000 lekë (të rinj) për pjesëmarrjen, shumë që do të përdoret për organizmin e veprimtarisë dhe botimin e kumtesave në një vëllim të veçantë.

Temat, me një abstrakt të shkurtër rreth gjysmë faqe, duhet të dorëzohen deri dt. 20 maj në adresën Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare.

Modifikimi i fundit E premte, 08 Prill 2016 15:45
 

Kush është online?

Kemi 52 vizitorë online