Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Ditët e Albanologjisë pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E premte, 09 Dhjetor 2016 08:31
Qendra e Studimeve Albanologjike organizon edicionin e VII të veprimtarive "Ditët e Albanologjisë". Këto veprimtari pasqyruese të punës sonë vjetore do të zhvillohen kryesisht në datat 12 dhe 13 dhjetor 2016 në sallën “Aleks Buda” dhe atë të Bibliotekës, pranë Akademisë së Shkencave, duke filluar që nga ora 10.00.
Me datën 12 dhjetor do të organizohet promovimi i botimeve të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit dhe ai i botimeve të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë. Me datë 13 dhjetor vijojnë me promovimet e botimeve të tyre Instituti i Arkeologjisë dhe ai i Historisë.
 Përveç këtyre datave mund të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj në Edicionin IV të Konferencës Shkencore të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit: “Antropologjia, kultura, trupi” në datat 9 dhe 10 dhjetor, pranë qendrës multifunksionale “TEN”, duke filluar që nga ora 10.00.
Gjithashtu, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë zhvillon Konferencën e vet “Dritëro Agolli në 85-vjetorin e lindjes”, pranë QSA-së me 14 dhjetor 2016, ora 10.00, si dhe Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Variacioni sintaksor në dialektet dhe të folmet e shqipes” në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave, me datë 15 dhjetor 2016, ora 9.00.
Modifikimi i fundit E martë, 23 Maj 2017 08:59
 

Kush është online?

Kemi 22 vizitorë online